Subscribe

Ditmir Bushati është në garë për t’u bërë anëtar në Kryesinë e Partisë Socialiste.

 

Ai tha për mediat se nëse do të zgjidhet, do të japë kontribut në PS për të përmirësuar hapësirën e debatit publik.

 

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS.”

 

 

Garimi dhe zgjedhja si anëtar i grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS-së për Bushatin vijnë pas përplasjeve që pati me kryeministrin Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *