E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mazniku: Në 2027-tën do hyjmë në zgjedhje me sistem të ri, ja qëllimi jonë dhe marrëdhënia me BE

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Arbjan Mazniku ka folur për propozimin e mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive, duke thënë se vendi do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme vendore me një sistem të ri.

Për mediat, Mazniku ka treguar qëllimin e kësaj harte të re.

Reklamë

“Në muajin maj të 2027 do ketë zgjedhje vendore dhe do huyjmë me një sistem të rri dhe një hartë të re territoriale. Në vjeshtën e 2027 do mbyllim negociatat me be dhe në 2029 do hyjme në BE.

Kemi sfidë të forcojmë bashkitë dhe strukturat e tyre dhe në 2031 si bashki europiane të marrin më shumë fonde. Kjo është arsyeja pse kemi agjendë të ngjeshur. Nëse humbasim afatin e 2027 nuk humbasim 1 muaj, por 8 vite sepse i bie te futemi në 2038 në vijën e BE.

Bashkitë të kthehen në institucione ekonomike për zonën”, tha Mazniku.

Vazhdo të lexosh

Reklamë