Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Parlamenti i BE-së miraton plan emergjence për migracionin

21 Prill 08:16

Deputetët e BE-së votuan pro një numri propozimesh që përbëjnë pozicionin e parlamentit për migracionin. BE-ja pritet ta rishikojë strategjinë e saj të azilit përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

 

Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migracionin, ndër të cilët edhe një që u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e strehimit të emigrantëve që zbarkojnë në periudha kur mbërrijnë një numër i lartë syresh.

 

 

Propozimet e miratuara përbëjnë bazën e qëndrimit të parlamentit për temën e diskutueshme të migracionit, përpara negociatave me vendet anëtare të BE-së. BE-ja u jep vendeve anëtare një vit për të reformuar sistemin e tyre të azilit përpara zgjedhjeve të planifikuara në mbarë Evropën në maj 2024.

 

 

“Nëse e humbim këtë shans për ta bërë këtë gjë si duhet, nuk mendoj se do të kemi një tjetër,” citoi agjencia e lajmeve Associated Press, eurodeputetin socialist spanjoll, Juan Fernando López Aguilar. Mesazhi i tij ishte i tipit “Hej, dëgjo, nëse nuk do të ndodhë këtë herë, atëhere nuk do të ndodhë asnjëherë.”

 

Megjithatë diplomatët thonë se deri tani nuk duket se ka ndonjë hap përpara lidhur me çështjen e zhvendosjes së detyrueshme të emigrantëve nga një vend në tjetrin.

 

 

Çfarë përmban propozimi i ri?

 

 

Deputetët e BE-së propozojnë që nëse një vend i BE-së goditet nga një valë masive dhe tronditëse emigrantësh, në mbarë BE-në do të aktivizohet një mekanizëm krizash për të ndarë përgjegjësinë për migrantët që vijnë.

 

 

Kjo do të thotë që migrantët mund të zhvendosen nga një  vend në tjetrin bazuar në “lidhje të arsyeshme” që ata mund të kenë në disa nga shtetet anëtare. Ndër këto lidhje bëjnë pjesë lidhje familjare, ngjashmëritë kulturore ose lidhje nga me një vend ku ata mund të kenë studiuar më parë.

 

 

Ideja është që një zhvendosje e mirëmenduar do t’i dekurajë migrantët nga kërkimi në të ardhmen për një vend më të mirë për t’u vendosur, gjë që e zgjat problemin.

 

 

Vende si Italia, Greqia dhe Malta, në të cilat muajt e fundit kanë mbërritur përmes Mesdheut flukse të mëdha emigrantësh, kanë kanë bërë thirrje për ndarjen e barrës./DW/

 

 

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
BE Emigracion PE Plan

Nga e njëjta kategori

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj arrijnë 2.71 metra gjatësi

më shumë...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në Ceuta me parashutë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.