Rreth 900 ankesa për gjyqtarët dhe prokurorët  i janë dorëzuar institucionit te ri të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë .

Në konferencën e parë për mediat, Artur Metani u shpreh se prioritet i tij do të jenë vendimet për lirimin e parakohshëm me kusht.

Kreu i Inspektoratit te Larte te Drejtësisë siguroi se do të gjykojë edhe ankesat e bëra nga gjyqtarët dhe prokurorët që nuk janë dakord me vleresimet e komisionti te vetingut.

Artur Metani iu përgjigj shkurt edhe akuzave te opozites per menyren e zgjedhjes se tij ne krye te Inspektoratit te Larte te Drejtësisë.

Inspektori ka për objekt të veprimtarisë së tij verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.