Mes Izraelit dhe Hamasit po zhvillohet një luftë me raketa, që pas ka lënë dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Pamjet që vijnë nga përplasja e ashpër mes tyre janë të rënda.

 

Së fundmi, është publikuar momenti prekës kur një djalë i mitur palestinez qan me ngashërim për babanë e tij, që ka humbur jetën për shkak të sulmeve me raketa. Njerëzit që mbajnë trupin e pajetë mundohen ta qetësojnë djalin.

 

Që nga dita e hënë, militantët e Gazës lëshuan mbi një mijë raketa të cilat u pasuan me shpërthime në të gjithë zonën e populluar dendur të Tel Avivit. Ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke rrafshuar një ndërtesë 12-katëshe të përdorur nga grupi militant Hamas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *