Subscribe

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Bradashesh-Kusarth.

Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë. Furgoni ishte duke transportuar dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, për në gjykatë.

Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin. Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *