E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama reagon për zjarret në Himarë dhe Fier: Situata është nën kontroll, nuk ka rrezik për banorët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Himarë dhe Fier, të cilat kanë shkaktuar një natë të vështirë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se aktualisht situata është nën kontroll dhe se nuk paraqitet rrezik për banorët apo zonat e banuara.

Reklamë

“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë”, shkruan Rama, duke theksuar se strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve.

Kryeministri bëri të ditur gjithashtu se bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë