E premte, 23 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u afrohen banesave

Zjarr në “Kurorën e Gjelbër” të fshatit Picar, Bashkia Gjirokaster. Flakët po u afrohen banesave, banorët në panik.

Forcat zjarrfikëse konstatua se flakët kishin rënë në zonën pyjore në hyrje të fshatit, në një terren të vështirë për ndërhyrje, për shkak të dendësisë së shkurreve dhe pyllit.

Reklamë

Situata paraqet rrezik për fshatin Picar, pasi zjarri ndodhet në afërsi të zonës së banuar dhe ekziston rreziku i përhapjes së flakëve në drejtim të fshatit.

Aktualisht, në aksion ndodhen dy grupe të shërbimit zjarrfikës, ndërsa po mbërrin edhe grupi i tretë, me qëllim vënien sa më shpejt të situatës nën kontroll dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave dhe zonës së banuar të fshatit Picar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë