Burrel/ Shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë, fishekë dhe një Rolex

Tre persona janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, pasi dyshohen se përgatitnin dhe shisnin kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak të Laçit, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”.
Sipas hetimeve paraprake, tre të arrestuarit dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të Burrelit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




