E premte, 23 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shitur lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari (EMRI)

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Salvador Sula, 31 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë.

Reklamë

Ky shtetas do të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në drejtim të qytetit të Mamurrasit, për të shitur lëndë narkotike.

Pas marrjes së informacionit, u organizuan shërbimet dhe, në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në vendin e quajtur kryqëzimi i Fushë-Mamurrasit, u konstatua dhe u ndalua automjeti taksi me drejtues shtetasin S. S.

Reklamë

Gjatë kontrollit në automjet, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.