E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë, rrezikohen të tjerat

Situata vijon të jetë e rënduar në Himarë, ku zjarri po përparon me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe terreni i vështirë.

Flakët kanë përfshirë dhe djegur një banesë, ndërsa rrezikohen edhe banesa të tjera në zonë. Përhapja e zjarrit ka alarmuar banorët, ndërsa situata mbetet problematike.

Reklamë

Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë të angazhuara në terren, duke punuar për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Era e fortë dhe terreni i vështirë po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë