E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave për të penguar ndjekjen e policisë

Pas përplasjeve dhe tensionit para Kryeministrisë, protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime, ndërsa policia vijon t’i ndjekë nga pas.

Një grup protestuesish janë futur në rrugicat që të çojnë në drejtim të sheshit “Wilson”, ku kanë djegur kazanët e mbeturinave dhe i kanë vendosur në rrugë për të penguar policinë.

Reklamë

Ndërkohë, një pjesë e protestuesve janë larguar në drejtim të sheshit “Skënderbej”.

Kujtojmë se protesta nisi fillimisht nga një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të PD-së, të cilët u pozicionuan para Kryeministrisë dhe më pas u drejtuan te Ministria e Arsimit, për t’u bashkuar me protestën e thirrur nga të rinjtë.

Pas incidenteve dhe përplasjeve në Ministrinë e Arsimit, protestuesit u rigrumbulluan sërish para Kryeministrisë, ku pati përsëri përplasje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.