Kronikë
Fishekzjarre, molotov dhe gurë mbi policinë, agravohet situata në rrugët e Tiranës

Vijon të mbetet e tensionuar situata në qendër të Tiranës prej dy orësh tashmë, për shkak të përplasjeve të forta mes protestuesve dhe policisë.
Në sheshin “Skënderbej”, në rrugën kryesore përgjatë Lanës, në afërsi të selisë së PD-së dhe Kishës Katolike, ka pasur përplasje të forta mes palëve.
Reklamë
Protestuesit vijojnë të sulmojnë policinë me breshëri gurësh, molotovë dhe fishekzjarrë.
Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




