Kronikë
Vijon tensioni në Bulevard, protestuesit i vënë zjarrin derës së Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Ministrisë së Bujqësisë

Prej dy orësh tashmë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ka pasur disa herë përplasje me policinë.
Persona të maskuar kanë hedhur gurë, molotovë dhe sende të forta në drejtim të uniformave blu, ndërsa disa prej tyre i kanë vënë zjarrin derës anësore të Bashkisë së Tiranës, si dhe asaj të Ministrisë së Bujqësisë.
Reklamë
Po ashtu, protestuesit kanë djegur edhe disa kazanë mbeturinash, të cilët i kanë vendosur në rrugë për të penguar ndjekjen nga policia.
Nga ana tjetër, policia ka përdorur disa herë ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




