Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

Zjarri në Himarë/ Shtëpi dhe pyje të shkrumbuara, flakët vijojnë të jenë aktive, 171 efektivë të FA në terren

5 Shtator 08:39

Himara po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarrit që prej mbrëmjes së kaluar ka përfshirë zonën dhe lagjen “1 Maji”. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në banesa dhe sipërfaqe pyjore.

Deri më tani raportohet se të paktën gjashtë banesa janë shkrumbuar, ndërsa vijon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve. Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, pasi gjatë orëve të natës kushtet atmosferike e bënë të pamundur operacionin ajror.

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka reaguar për situatën, duke theksuar se rënia e erës ka ndihmuar në uljen e intensitetit të flakëve dhe ka mundësuar ndërhyrjen e forcave në terren.

“Prioritet jeta e njerëzve!”, ka theksuar Gonxhja, duke bërë të ditur se në operacion janë angazhuar zjarrfikës nga disa bashki, efektivë të Forcave të Armatosura, strukturat e Emergjencave Civile dhe ekipet e urgjencës mjekësore.

171 efektivë të Forcave të Armatosura në terren
Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë natës angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së krijuar nga zjarri.

Sipas të dhënave të bëra publike, 171 efektivë, 10 mjete në terren, një mjet zjarrfikës dhe një ambulancë nga Forcat e Armatosura kanë qenë në gatishmëri dhe pranë komunitetit, në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës.

Autoritetet kanë shprehur mirënjohje për të gjithë efektivët dhe strukturat që janë angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve.

Në zonë vijojnë edhe operacionet e evakuimit dhe të lëvizjes së banorëve, të cilat po ndiqen nga Policia e Shtetit dhe shërbimet bashkiake.

Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë po monitoron situatën pranë monumenteve të kulturës dhe zonave ku ndodhen objekte të trashëgimisë materiale.

Në ndihmë të operacionit janë bashkuar edhe banorë, biznese dhe vullnetarë të zonës, duke vënë në dispozicion mjete dhe pajisje pune.

Një grup hetimor ka nisur mbledhjen e të dhënave për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësit e mundshëm.

Situata në Himarë vijon të mbetet e rënduar, ndërsa prioritet i autoriteteve mbetet mbrojtja e jetës së banorëve, e pronës dhe parandalimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Himare Zjarri

Nga e njëjta kategori

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

më shumë...

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, era favorizon flakët

më shumë...

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi, radhë e gjatë në Kapshticë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.