E diel, 25 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama po kërcënon protestuesit”, Berisha reagon pas paketës së masave: Nuk e ndal dot revoltën popullore   

Kërcënim ndaj protestuesve e cilësoi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, paketën ligjore të masave të prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama.

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, kryedemokrati theksoi se kjo paketë nuk e shuan dot tubimin.

Reklamë

“Këto kërcënime i them mbaji për vete, se s’do mundesh kurrë të ndalosh asnjë njeri të dalë jashtë shteti, kanë ikur ato kohëra. Riktheu ligjin agjitacion-propagandë. Edi Rama përmend gjoba, përmend dokrra, përmend shkopa, çfarë nuk përmend. Je i marrë fund, je i pashpresë”, tha Berisha.

Efektivët e policisë, Berisha i quajti kriminelë pasi sipas tij përdorin plumbat e gomës pa kriter.

Reklamë

“Kriminelë me uniformë të paguar, vrasës të paguar, shkrehin plumba mbi qytetarët në protestë. Përdorimi i armëve me plumba gome lejohet vetëm në gjymtyrët e poshtme, kurse pas bekimit të Padronit, i cili i thotë se je treguar i butë me kundërshtarët, jep urdhër, e dëgjuan të gjithë, mos i kurseni. Si mund të japësh ti një urdhër të tillë? Ti je xhelat. Absolutisht por atë urdhër do marrësh dënimet më të rënda, ti dhe ata vrasës të paguar që qëllojnë jashtë të gjitha kondicioneve ligjore”, tha kreu i PD.

Edhe një here, ai i bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen tubimeve ndërsa sa i përket deklaratave kundër tij nga protestuesit, tha se ato nuk bëhen nga studentët.

“Këta janë kriptoramistë, të paguar një pjesë e tyre, ose edhe ekstremistë të majtë me agjentë të policisë kriminale dhe menduan se me këtë slogan do të na impresiononin ne dhe do na frenonin”, tha Berisha.

Në përfundim, kreu i PD-së i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se është përgjegjës për situatën politike në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.