Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Reshjet e shiut, të cilat kanë vijuar pa ndërprerje, edhe pse jo me intensitet të lartë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Vlorës.
Problematika më e theksuar është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë, ku grumbullimi i ujit në aksin rrugor ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Si pasojë, në disa akse rrugore është krijuar trafik, duke sjellë vonesa në qarkullim për disa minuta.
Ndërkohë, akset rrugore që zakonisht paraqesin probleme gjatë reshjeve të shiut, si rruga “Hasan Kushta” dhe aksi pranë Kishës Ortodokse, deri më tani nuk janë prekur nga përmbytjet.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të qytetit, situata paraqitet përgjithësisht e qetë, pa problematika të tjera të konsiderueshme të raportuara deri në këto momente.




