Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap vlerën e...

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm do ta...

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të kthehet në...

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në Greqi

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë zjarrin shtratit...

Hoxha takim me të Dërguarin Special të SHBA: Thellim...

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb jetën 70-vjeçari...

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan në javën...

Natë tmerri në Himarë, mbi 6 mijë ullinj shekullorë dhe 6 banesa të përfshira nga zjarri

5 Shtator 11:28

Situata në Himarë është qetësuar pas zjarrit të fuqishëm që shpërtheu mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në kodrat përreth qytetit. Flakët, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta, u përhapën me shpejtësi duke rrezikuar banesa, hotele dhe sipërfaqe të mëdha me ullinj.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të zjarrit, në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës u angazhuan forca nga bashki të ndryshme të vendit. Në operacion morën pjesë rreth 300 forca, mes tyre zjarrfikës dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas banorëve të zonës, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Mbi 6 mijë rrënjë ullinj shekullorë janë përfshirë nga flakët, ndërsa janë dëmtuar edhe gjashtë banesa, tre prej të cilave ishin të braktisura. Banorët e kanë cilësuar situatën si një prej zjarreve më të mëdha të regjistruara në zonë gjatë dekadave të fundit.

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, i cili ndoqi nga afër operacionin për izolimin e flakëve, ka folur për momentet e vështira të përjetuara gjatë natës. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura, zjarri është izoluar dhe situata është qetësuar, por strukturat vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. Rreziku mbetet ende i pranishëm për shkak të vatrave të nxehta dhe materialeve të djegura që mund të favorizojnë rindezjen e flakëve. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa forcat në terren vijojnë monitorimin e zonës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën Petersburg

më shumë...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në

më shumë...

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e moshuar gjendet e pajetë në banesë, jetonte e vetmuar

më shumë...

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap vlerën e 750 milionë dollarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

5:48

Rënia e flokëve, çfarë funksionon vërtet për...

5:47

Abuzoi me dy adoleshente, arrestohet 33-vjeçari në...

5:28

Situatë alarmante nga zjarret në Lezhë, flakët...

5:13

E rëndë në Kosovë/ Vëllai i vë...

5:10

Hoxha takim me të Dërguarin Special të...

5:01

Krujë/ Zjarr i përmasave të mëdha në...

4:46

Sshenjat e horoskopit që hyjnë në një...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:09

Dyshohet se pësoi infarkt në ujë, humb...

4:05

Mbyllet festivali i komedisë, Viktor Zhusti dhe...

3:37

Formacioni i javës, 11 lojtarët që impresionuan...

3:34

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është...

3:32

Nesër nis sesioni parlamentar, qytetarët njoftojnë protestë...

3:20

Rama ndan reflektimin për “industrinë e llumit”:...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.