Vizion Plus ka siguruar foton e Viktor Bardhit, i vrarë me breshëri plumbash një ditë më parë, 3 shtator, në fshatin Ndërfushas, Mirditë.
Bardhi që njihej edhe me mbiemrin Marku u qëllua me rreth 30 plumba në makinën e tij.
Pas atentatit, makina e bërë shoshë nga plumbat u përplas me barrierat e urës duke marrë dëmtime në pjesën e përparme.
Atentati ndodhi shumë pranë Rrugës së Kombit dhe autorët dyshohet se e kanë ruajtur dhe kanë ditur lëvizjet e viktimës, duke e pritur në një moment kur ai ishte i vetëm.
Rreth 20 minuta pas vrasjes, policia është njoftuar për një automjet që po digjej në fshatin Munaz.
Grupi hetimor ka dyshime gjithashtu se Bardhi, i cili është vëllai i Martin Bardhit i vrarë në vitin 2023, u ekzekutua për hakmarrje.
65-vjeçari është vetëm viktima e fundit e një kalvari të gjatë vrasjesh të ndodhura vitet e fundit në Mirditë, mes fiseve Bardhi dhe Reçi
Më 26 shtator 2023 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 59-vjeçari Martin Bardhi, vëllai i Viktorit, në Rrëshen. Martin Bardhi kishte vetëm një muaj që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar pas tentativës për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.
Vrasja e Martin Bardhit më 26 shtator, në një lokal përballë komisariatot të policisë mbetet ende pa autor, ai humbi jetën në vend, kurse Indrit Bardhi, Ilir Bardhoku dhe Olti Gjini, në tavolinë me objektivin u plagosën.
Ndërkohë e fundit përplasje plumbash mes fiseve ishte vrasja e nipit të Viktor Bardhit, Kristiani i cili u ekzekutua në janar 2025, ngjarje për të cilë u shoqërua edhe nipi i Kastriot Reçit.





