E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot, temperaturat vijojnë të mbeten të larta, ja sa do të shënojë termometri

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet edhe gjatë ditës së shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin.

Moti do të jetë i kthjellët, ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të larta për këtë periudhë. Vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C në Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa në pjesën më të madhe të qyteteve të tjera temperaturat do të shkojnë deri në 36°C.

Reklamë

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 8 m/s.

Në det do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë