“E trajtojnë Shqipërinë si pronë private”, Bushati: Policia, si vrasësit e Eskobarit

Analisti Andi Bushati ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohen protestat dhe përplasjet me policinë, duke e cilësuar dhunën si sistemike.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati deklaroi se policia po trajtohet si “dëm kolateral”, ndërsa sipas tij, përgjegjësia për situatën shkon përtej efektivëve në terren.
Ai akuzoi gjithashtu pushtetin për trajtimin e Shqipërisë si pronë private.
“Këtu nuk është në diskutim policia. Nuk kam parë në gjithë këto librat apo filmat e kriminalitetit, të diskutojë njeri si silleshin sicariot e Escobarit. Policia jonë si sicariot e Escobarot, vrasësit e një diktatori. Janë gjynah si sicariot e Escobarit. Këtu kemi dhunë sistemike, dhuna që na vjedh, që e trajton Shqipërinë si pronë private. Kanë shitur, vetëm se vinte ajo velina e Trumpit, të drejtat e gazit të lëngshëm në një vend që nuk ka tubacion gazi, si dy anijet e Yuri Kim. Nxirrnin gjithë krenari, këtë velinën 60 vjeçare që përqafohej me Ramën, duke thënë sa i madh është, një ambasadore do ketë për Ballkanin, kjo do të na mbulojë. Ajo doli një trafikante e rëndomtë. Po Grenelli si të doli? Po ai i FBI si të doli? Si ka mundësi që plaçkitësit lidhen me një njeri? Mos merremi me policinë, të mos e relativizojmë si zv.ministrja, duke kërkuar falje për ndonjë incident. Ata janë mish për top, kanë qëlluar vrasës, kanë marrë anën e vrasësit, si ata të 21 janarit. Këta krimin e kanë në gen. Mos ta trajtojmë si problem policor, është problemi i një dhunuesi, që siç dhunon me taksat, tenderat, mediat, të dhunon edhe me polici”, deklaroi Bushati.
/vizionplus.tv



