Subscribe

Qershori është në muaj sulmi për investimet publike. Kështu e konsideroi ministrja Balluku, sipas së cilës gjatë këtij muaji pritet të hapen dy gara ndërkombëtare. Fillimisht, para datës 20 qershor do ta hapet gara për projektimin e tunelit të Llogarasë.

“Do të jetë një garë ndërkombëtare. Duke qenë një vepër madhore, presim studio arkitekturore të specializuar. Na rezulton se tuneli do të jetë 6 km. Do të jetë një tunel i rëndësishëm në vend. Nuk e kemi vendosur si do të ndërtohet. Do të shohim projektin e detajuar, pasi deri më tani kemi vetëm studim fizibiliteti. Tuneli do të jetë me pagesë edhe nëse do të ndërtohet nga shteti edhe nëse ndërtoht me skemën e partneriteti publik privat.”

Paralelisht qeveria pritet të hapë garën për ndëtimin e segmentit Milot-Fier, pas anulimit të projektit të Thumanë –Kasharë, i cili u konceptua për t’u dhënë me koncesion, por që më pas u përfshi në debate publike, për shkak të kostove të ekzagjeruara që ishte parashikuar.

“Thumanë -Kashar u anulua. Tashmë po dizenjojmë korridorin Adriatiko-Jonian, si pjesë e paketës së interkonektivitetit të Ballkanit Perëndimor. Flitet për një segment të ri tashmë, Milot- Fier. Ai do të lidhet me autostradën e Vlorës,më pas Bypass e Vlorës dhe më tej me tunelin e Llogarasë. Edhe Milot –Fier është pjesë e Thumanë- Kashar, Rrogoshinë -Fier dhe ne do jemi gati në qershor për të hapur garën”, tha Balluku

Pas goditjes fillimisht të tërmetit dhe tashmë nga pandemia, ekonomia ka nevojë për më shumë investime me qëllim që të nxitet konsumi, por pyetja që shtrohet është se ku do të gjenden financimet për këto vepra publike që prezanton qeveria?  

Leave a Reply

Your email address will not be published.