Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur, 5 dhjetorin, ditë zie kombëtare në nderim të presidentit të 41-të, George W. Bush, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

 

Gjithashtu mësohet se presidenti, Trump bashkë me bashkëshorten e tij Melania do të jenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Uashington.

 

Ndërkohë të shtunën Trump anuloi një konferencë të planifikuar për media në samitin G20 në Buenos Aires, ku përmes një statusi në Twitter  ai sqaroi se nuk do të pranojë pyetje nga gazetarët “nga respekti për familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush”.

 

Ish-presidenti amerikan, George Walker Bush, vdiq sot në shtëpinë e tij në Hjuston, në moshën 94 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *