Autoriteti Portual i Durrësit njofton qytetarët që kanë për qëllim udhëtimin me traget drejt Italisë, që për shkak të kushteve atmosferike nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë imarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve do të bëhet mbrëmjen e sotme sipas orarit të parashikuar.
Njoftimi:
Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme:
➡️ Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.
➡️ Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.
U kërkojmë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin⛴️⚓️📢





