E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr pranë spitalit në Lezhë, zjarrfikësit vënë nën kontroll flakët

Një zjarr i madh shkaktoi panik në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në drejtim të banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.

Fal ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme dhe dëmet në banesa.

Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në neutralizimin e plotë të situatës.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të verifikuar nëse ai ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e rrethanave aksidentale.

Vazhdo të lexosh