Pas një operacioni intensiv disaorësh me 6 mjete zjarrfikëse dhe mbi 50 efektivë nga disa bashki të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, flakët në Drenovë të Mallakastrës u neutralizuan duke shmangur rrezikun për banesat dhe varrezat e zonës.
Sipas përllogaritjeve paraprake të dëmeve, nga zjarri u përshkuan rreth 10 hektarë sipërfaqe me ullinj dhe pyll me shkurre.
Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë terrenin për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.





