Subscribe

Mbi 50 persona janë vaksinuar në ditën e tretë të fushatës kundër virusit sars covid 2. Mjekë të spitalit infektiv, epidemiologë terreni dhe punonjës të urgjencës kombëtare ishin ata që morën injeksionin.

 

Në listën paraprake të personave përfitues të vaksinës nuk ka patur deri më tani asnjë individ që ta kenë refuzuar atë.

 

Në dijeninë time nuk ka pasur persona që e kanë refuzuar të vaksinohen. Ata kanë plotësuar formularët, janë konsultuar me mjekun  dhe më pas kanë marrë injektimin  nga vaksinatorët. Deri më tani nuk ka patur efekte anësore. Kjo vaksinë është e këshillueshme të bëhet.

 

 

Kur fushata e vaksinimit të shtrihet në popullatë, disa grupe do të përjashtohen.

 

Janë 4 grupe personash që përjashtohen nga fushata e vaksinimit.  Janë fëmijët nën 16 vjec, nënat shtatzëna dhe pacinetët që vuajnë nga alergjitë e ndryshme.

 

 

Më shumë se 170 persona kryesisht personel mjekësor janë vaksinuar, ndërkohë fushata pritet të shtrihet tek bluzat e  bardha të qendrave shëndetësore si dhe në spitalet rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *