Subscribe

Mandati i dytë qeverisës, edhe pse vjen me një mazhorance solide, konsiderohet më e vështira nga kryeministri Edi Rama. Këtë fakt ai e pohoi vetë, teksa para Asamblesë së PS, prezantoi tiparet e asaj që e quan “bashkëqeverisje me qytetarët”.

 

Fokusi kryesor i 4 viteve të ardhshme është ekonomia. I bindur se zhvillimi nuk mund të bazohet vetëm tek buxheti i shtetit, Rama njoftoi se ndër vendimet e para të qeverisë do të jetë zgjerimi i “Programit 1 miliard dollar”, i cili ne thelb ka bashkëinvestimet me privatin.

 

Rama bëri edhe një betim: Shqipëria do të jetë vendi që do të ketë numrin më të vogël të dokumenteve për shërbimet publike. Ristrukturimi institucional do të jetë një element kyç në 4 vitet e ardhshme. Një sërë drejtorish do të shkrihen për të patur një qeverisje më eficente.

 

Ndryshim drastik edhe ne agjencitë shtetërore: Nga 141 që janë aktualisht, do të ketë vetëm 24 të tilla, me fokus reduktimin e burokracive për qytetarët. Për shefin e ekzekutivit, ky është një projekt i ri politik, i cili pritet të provohet, për 4 vitet në vijim, aq më tepër tani që timoni i reformave është një dore e vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *