Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 June 2026
Vizion fokus

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy...

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s në luftë

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë!...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim...

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet...

Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion me debat

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord...

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë Venezuelës, po...

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte...

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion me debat

25 Qershor 11:36

Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Konferencën e Kryetarëve për kërkesën e opozitës për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me protestën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre.

Pas debateve dhe akuzave të ndërsjella, mazhoranca e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se nuk plotëson kriteret procedurale.

Opozita akuzoi socialistët se po denigrojnë protestuesit dhe po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e tyre, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, sfidoi opozitën të paraqesë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. “Nëse keni këllqe, mblidhni 28 firma dhe bëni mocion mosbesimi”, deklaroi ai gjatë debatit.

Diskutimet:

Jorida Tabaku: Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë.

Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete.

Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin.

Balla: Kërkesa nuk përmbush kriteret e nenit 98. Mund ta bazoni në nenin 101 mocionin e mosbesimit. Duhet të propozoni edhe një Kryeministër të ri. E keni ju këtë? Pse ua deformoni kërkesat protestuesve? Ju thoni pesë kërkesa, por vetëm njëra përputhet me ato që janë bërë publike. Rrëzimi i qeverisë, qeveri teknike, ligji për partitë politike e të tjera janë deformime të kërkesave të protestës. Ne nuk ju njohim si përfaqësues të protestës. Ju nuk jeni koka e protestës. I kemi parë protestat tuaja dhe e dimë çfarë mund të bëni ju. Për pasojë, nuk ju pranojmë fare si përfaqësues të protestës. Ju e dini që neni 89, që rregullon interpelancat, nuk lejon zhvillimin e dy interpelancave për të njëjtën çështje brenda një sesioni parlamentar. Ju mund ta tërhiqni dhe ta riformuloni kërkesën.

Gazment Bardhi: Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.

Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë.

Tedi Blushi: Hapni sytë dhe veshët dhe dëgjoni zërin e qytetarëve ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Edi Rama, që s’keni as kurajon që pati Marjana Koçeku. Edi Rama nuk mund t’i fshihet më sovranit dhe llogaridhënies. Nuk mund të ketë rend dite në seancë plenare veç kërkesave legjitime dhe shumë të drejta të protestuesve. Meqenëse Rama nuk ka as guxim dhe as këllqe të ballafaqohet me shqiptarët në shesh, të vijë të përballet në Kuvend urgjentisht. Të votohet urgjentisht në Kuvend ndryshimi kushtetues për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në vetëm 2 mandate.

Taulant Balla: Keni ardhur këtu me kërkesat e protestuesve, madje dhe i keni deformuar ato. E para, unë nuk ju qas e as ju njoh fare për përfaqësues të protestës. Ju jeni humbësit më të mëdhenj të kësaj proteste. E dyta, kërkoni mocion me debat për dorëheqjen e Qeverisë. Po keni këllqe dhe fundshpinë, hajde bëni mocion mosbesimi, mblidhni 28 firmat dhe caktoni kandidatin tuaj për Kryeministër.

Ina Zhupa: Është e turpshme të fabrikoni prova për të sulmuar protestuesit. Kryeministri merret me protestuesit, ndërsa juve ju është ndarë detyra t’i sulmoni ata. Por protestuesit ju përbuzin dhe ju urrejnë masivisht. Ju harroni ose bëni sikur harroni se protesta nuk ka 2, 3 apo 10 protestues, siç mendoni ju se po sulmoni. Protesta përfaqëson mijëra qytetarë dhe, po e përsëris, ata ju urrejnë. E vetmja rrugë për ju është të merrni në konsideratë kërkesat e tyre. Nuk keni rrugë tjetër.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin, arrestohen dy të rinj (EMRAT)

më shumë...

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit, Evropa duhet të ndihmojë

më shumë...

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

më shumë...

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:05

“Vigjilenca 3”, operacion kundër narkotikëve në Kurbin,...

12:58

Irani kërkon përgjegjësi për “bashkëfajësinë” e NATO-s...

12:53

Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga tërmetet...

12:38

Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund...

12:13

Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të...

12:07

“Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon...

11:50

“Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të...

11:46

Helmohen 60 studentë të Akademisë, të rinjtë...

11:36

Protesta përplas PS-PD, rrëzohet kërkesa për mocion...

11:21

IKMT prish strukturat informale për shuarjen e...

11:03

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë...

10:56

Daja godet me thikë nipin në Sukth,...

10:52

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë...

10:24

Dy tërmetet shkatërruese, Rubio: SHBA-ja qëndron pranë...

10:08

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi...

9:56

Dorëheqja e Starmer dhe siguria e Evropës

9:53

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën për...

9:44

VIDEO/ 40 sekonda tmerri në Venezuelën, momenti...

9:37

Frikë për 100 mijë të vdekur në...

8:46

Aksident gjatë natës në aksin Lezhë–Milot, katër...

Më të klikuarat

  • Krim brenda familjes në Itali! Burri vret bashkëshorten dhe...
  • Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.