E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta “i zhgënjyer” nga Kushtetuesja për 30 qershorin/ Juristi: Nuk e përcakton ai cilësinë e vendimit të Gjykatës

Juristi Plarent Ndreca ka komentuar qendrimin e presidencës lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Presidenti Meta shprehu zyrtarisht zhgënjim për vendimin e Kushtetueses që nënkupton njohjen si të rregullta të zgjjedhjeve lokale të dy viteve më parë.

 

Reklamë

Në një lidhje me “Skype” në studion e lajmeve në Vizion Plus, Ndreca theksoi se komentet e bëra nga presidenca janë të pavend.

 

“Presidenti nuk besoj se është ai që përcakton cilësinë e vendimit të një institucioni si Gjykata Kushtetuese.
Komentet e berë nga presidenca për vendimmarrjen e Kushtetueses janë të pavend dhe presidenti vijojn të jetë në rrugën që ka tre vite që është future, në rrugën e shkeljeve dhe të një veprimtarie e cila bie ndesh me Kushtetutën”, u shpreh Ndreca.

Vazhdo të lexosh

Reklamë