Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët:...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e...

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

Zjarr në një banesë në Levan

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus,...

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane në Shën...

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve për paqe...

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap degën e parë për influencerë dhe krijues përmbajtjeje

7 Gusht 14:17

Përgjigjja e pyetjes “Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?” ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve. Në vend të profesioneve tradicionale si mjek, mësues apo inxhinier, gjithnjë e më shumë të rinj ëndërrojnë të ndërtojnë një karrierë në rrjetet sociale, si krijues përmbajtjeje dhe influencerë.

Prandaj Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) ka prezantuar një program të ri bachelor në krijimin e përmbajtjes digjitale, i cili synon të përgatisë studentët për karrierë si influencerë, menaxherë të mediave sociale dhe strategë të komunikimit në ekonominë e krijuesve të përmbajtjes. Sipas universitetit, programi fokusohet në ndërtimin e markës personale, zhvillimin e audiencës dhe monetizimin e përmbajtjes në platformat digjitale.

Studimet nuk janë të lira. Studentët që vijnë nga shtete të tjera paguajnë rreth 25 mijë dollarë në vit në kampusin e Los Anxhelosit, ndërsa në Phoenix kostoja arrin mbi 35 mijë dollarë në vit. Në total, një diplomë katërvjeçare mund të kushtojë nga 100 mijë deri në mbi 140 mijë dollarë, pa përfshirë shpenzimet e jetesës.

Universiteti argumenton se investimi mund të shpërblehet, pasi të diplomuarit mund të punojnë edhe në kompani si specialistë marketingu, menaxherë marketingu ose menaxherë të marrëdhënieve me publikun, me paga të larta vjetore. Programi është një nga shembujt e parë të arsimit të lartë që i përgjigjet rritjes së ekonomisë së influencerëve.

Interesi i të rinjve për këtë profesion është në rritje. Sipas një sondazhi të vitit 2023 nga Morning Consult, 57% e pjesëtarëve të Gjeneratës Z dëshirojnë të bëhen influencerë, ndërsa më shumë se gjysma e tyre e konsiderojnë këtë një karrierë serioze. Shumë prej tyre do të hiqnin dorë nga puna aktuale nëse krijimi i përmbajtjes do t’u siguronte të ardhura të mjaftueshme.

Edhe Gjenerata Alpha po ndjek të njëjtën rrugë. Një raport i vitit 2025 tregon se mbi 30% e fëmijëve nga mosha 12 deri në 15 vjeç ëndërrojnë të bëhen influencerë ose krijues përmbajtjeje në YouTube dhe TikTok. Megjithatë, një pjesë e tyre vazhdojnë të synojnë profesione tradicionale si mjekë, infermierë, mësues apo sportistë, duke treguar se brezi i ri lëviz mes botës digjitale dhe karrierave klasike.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Teknologji Vendi
Tagged:
Dege Diplome inflencer tiktok univeristet

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren: Rreziku për banesat është shmangur

më shumë...

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti kryesor për të shmangur përshkallëzimin

më shumë...

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në protestë. Banorët: Dimali duhet të jetë bashki

më shumë...

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për përfundimin e luftës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:45

7 përfitimet e mollëve për shëndetin

10:39

Kujdes! Këto shenja në duar sinjalizojnë se...

10:35

Zjarret në Ungrej, ministri Nufi në terren:...

10:24

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

10:24

Katari: Hapja e Ngushticës së Hormuzit, prioriteti...

9:56

Arrat mund të ulin rrezikun e tensionit...

9:46

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit sërish në...

9:33

Zelenskyy: Ukraina synon të ringjallë diplomacinë për...

9:04

Zjarri në Pukë, kryebashkiaku për Vizion Plus:...

8:56

Rama fton të rinjtë për tu bërë...

8:34

Motori përplas këmbësoren në aksin Gramsh-Cërrik

8:16

Zjarr në një banesë në Levan

8:07

Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e...

8:06

Von der Leyen viziton Ballkanin në tetor

7:09

Rusia hakmerret ndaj Gjermanisë, mbyll konsullatën gjermane...

6:59

Kremlini hap derën për rifillimin e bisedimeve...

6:27

Tjetër dramë sociale në Shqipëri! Një e...

6:26

Suedia blen HIMARS nga SHBA, marrëveshja kap...

6:05

Costa: Shqipëria drejt BE-së, zgjerimi i ardhshëm...

5:56

Rama nga Vlora: “Parku Aulona” do të...

Më të klikuarat

  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pes...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.