E premte, 20 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy bashkëpunëtorët e tij e lanë të vdekur në makinë

Policia greke ka arrestuar dy burra, 68 dhe 72 vjeç, pasi dyshohet se braktisën një 72-vjeçar, i cili humbi jetën gjatë një tentative për vjedhjen e telave elektrikë, nga një transformator në Agios Stefanos.

Ngjarja u zbulua të shtunën pasdite, kur efektivë të skuadrës DIAS gjetën trupin e pajetë të 72-vjeçarit në sediljet e pasme të një automjeti të parkuar në zonën e Ano Liosia. Viktima kishte dëmtime në kokë dhe në trup.

Sipas hetimeve të policisë, një natë më parë, 72-vjeçari kishte shkuar së bashku me dy të arrestuarit në Agios Stefanos për të vjedhur kabllo nga një transformator elektrik. Gjatë kohës që kryenin vjedhjen, ai dyshohet se u godit nga rryma elektrike dhe ra nga lartësia në tokë.

Dy bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e futën në një automjet dhe më pas e braktisën në Ano Liosia, ku u gjet i vdekur.

Reklamë

Policia greke bëri të ditur se dy të arrestuarit u ndaluan mëngjesin e 4 gushtit 2026 nga Departamenti i Hetimit dhe Zbulimit të Krimeve në Atikën Perëndimore. Ata u dërguan përpara prokurorit për procedurat e mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë