E shtunë, 17 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i shoferit”, një i moshuar në gjendje të rëndë, makina përfundon në kanal

Aksident në aksin rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit. Dy mjete një Benz dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë.

Reklamë

Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari  një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksi rrugor nacional Fier-Shegan Pushimi i shoferit është një aks me trafik të lartë dhe me mangësi të shumta sa i përket sigurisë rrugore.

Rruga me dy kalime në secilin kah është tepër e ngushtë dhe mjetet duhet të ulin shpejtësinë kur përballen me jeten të tjera në rrugë. Ardhja e shumë emigrantëve nga jashtë vendit ka bërë që këto ditë të nxehta aksidentet rrugore të jenë të shpeshta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë