Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte udhëtarë drejt jugut.
Furgoni për të shmangur përplasjen me makinën, ka devijuar dhe është përplasur me barrierat e hekurta të autostradës.
Nga përplasja e fortë janë lënduar disa udhëtarë të furgonit por vetëm dy prej tyre janë transportuar me Ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe disiplinimit të trafikut.
Kryqëzimi i pushimit të Shoferit edhe pse është një pike e zeze e qarkullimit rrugor dhe prodhon shumë aksidente, nuk ka parë asnjë rregullim ose përmirësim nga autoriteti rrugor shqiptar.





