Subscribe

Valentina Leskaj për 15 vite me radhë ka qene nje prej figurave qendrore te politikes shqiptare; ministre ne kabinetin Nano, kryetare e grupit socialist, nenkryetare Kuvendi, zevendespresidente e Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europes; sot qe nuk eshte me pjese e politikes aktive ajo ka botuar librin e saj te pare; “politika si ide”. Libri eshte ndertuar ne formen e nje interviste me studiuesen Alda Bardhyli dhe perfshin refleksione se si i ka parë dhe si i sheh Valentina Leskaj disa nga çështjet me të cilat përballet shoqëria shqiptare.

 

VALENTINA LESKAJ

AUTORE E LIBRIT “POLITIKA SI IDE”

 

“Politika si ide është një ndërthurrje e përvojës sime politike dhe një gjykimi më të hapur dhe më të lirë për politikën e së nesërmes e zhveshur nga gjuha e urrejtjes e cila zë goxha vend në libër dhe ëhstë një problem që mua më shqetëson, dhe shpesh politika identifikohet me të për fat të keq, identifikohet me gjuhën e urrejtjes. Por është një reflektim për nevojën e vizioneve të larta që Meriton një popull me rrënjë të thella europiane sic jemi ne shqiptarët.”

 

Pas gjithë ekperiences se grumbulluar nder vite, Leskaj nxjerr ne pah nje prej defekteve te medha te politikes ne Shqiperi.

 

“Politika jonë ende nuk ka qenë në gjendje për fat të keq të krijojë një kulturë të komunikimit e të bashkëpunimit për ceshtje të rëndësishme që kërkojnë përfshirje dhe cojnë drejt zgjidhjeve afatgjata e të qëndrueshme sidomos për ato cështje që kanë të bëjnë me interesa strategjike të vendit.”

 

Libri “politika si ide” është para së gjithash një analizë e një meditim për mjaft probleme e sfida, me të cilat është përballur e vazhdon të përballet shoqëria jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *