Kryeministri italian Mario Draghi, mori dozën e dytë të vaksinës kundër Covid.

 

Ndryshe nga herën e parë, kur ai mori vaksinën AstraZeneca, 73-vjeçari zgjodhi që dozën e dytë të aplikonte vaksinën Pfizer.

 

Qeveria e Draghi në fillim të këtij muaji ndryshoi këshillën e saj për vaksinat, duke thënë se ata nën moshën 60 vjeç nuk duhet të vaksinohen me AstraZeneca për shkak të frikës nga mpiksjet e rralla të gjakut.

 

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel pak ditë më parë zgjodhi mënyrën e vaksinimit heterolog, pra me dy doza të ndryshme vaksinash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *