E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush bllokon korsinë e emergjencës

Pas përfundimit të punimeve për 6 km e para të Autostradës “Tiranë–Durrës”, trafiku i mjeteve është përqendruar në zonën pranë mbikalimit të Rinasit, aty ku edhe korsitë kufizohen në dy. Por së shpejti ARRSH do të ketë një ndërhyrje për të ndikuar sadopak në shfryrjen e situatës. Ami Kozeli tregoi në Vizion Plus se cili është plani i Autoritetit Rrugor.

“Ne kemi qenë të bllokuar nga një karburant që është pranë ndarjes së rrugës për në kthesën e Rinasit. Tashmë është marrë vendim për shpronësim, pasi karburanti do të prishet dhe rruga do të hapet. E gjithë kjo situatë do të krijojë një lehtësim të trafikut në këtë zonë, për të gjithë ata që ikin në drejtim të aeroportit”, tha Kozeli në emisionin “e-ZONE”.

Reklamë

Paralelisht me këtë situatë, kreu i rrugëve kishte edhe një apel për drejtuesit e mjeteve:

“Ne shohim që korsia e emergjencës bllokohet nga drejtuesit e mjeteve. E gjithë kjo situatë bën që trafiku të përqendrohet te mbikalimi, aty ku edhe korsitë nga 4 reduktohen në 2. Ndaj apeli për qytetarët është që të mos bllokojnë korsitë, se do të gjobiten nga policia.”

Reklamë

Kozeli njoftoi se në përfundim të sezonit veror do të prishet mbikalimi i Rinasit dhe do të jetë një strukturë e re, afro 94 metra e gjatë. Sipas tij, janë marrë masat që për aq ditë sa të kryhen punimet, trafiku do të devijohet nga nyja e Kasharit.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë