E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

6 pacientë humbën betejën sot me COVID, sërish numër i lartë infektimesh

Nurmi i infektimeve me koronavirus në vendin tonë mbetet i lartë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se pas afro 9 mijë e 500 testime të kryera gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID 2,670 qytetarë.

 

Qytetet me numrin më të lartë të rasteve të reja janë konfirmuar në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

 

Reklamë

Ndërkohë, gjashtë pacientë të tjerë, të moshave nga 36 deri në 84 vjeç humbën jetën.

 

Situata në spitalet COVID duket e qëndrueshme, ku ndodhen të shtruar 134 pacientë. Prej tyre, 13 janë në gjendje më të rënduar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë