Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, Spiropali i përgjigjet Ramës: PS duhet të vetëpastrohet, të mbetet pa ndryshqe

21 Qershor 17:57

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për “draftin e Shqipërisë së re”, duke deklaruar se një “Marrëveshje e Re” për vendin do të realizohet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se Shqipëria duhet të bëhet më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane.

Në postimin e saj, ajo nuk i kurseu kritikat për Partinë Socialiste, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë u shpreh: “Është edhe një thirrje për një Shqipëri të re, dhe ka dhe disa shpirtra të humbur në partinë tonë, që duan një Shqipëri të re. Mezi pres që të na e sjellin draftin e Shqipërisë së re të shkruar. Por kam frikë se nuk do vijë kurrë, sepse Shqipëria e re është si të gjitha siluetat e flamingove, njërën prej të cilave e mbante Fatos Lubonja. Fatosi poshtë, flamingo lart dhe ‘hi hi hi hi Shqipëria e re’. Do kritikohemi e sulmohemi, por kemi detyrimin të mos zgjedhim rrugën e lehte, të mos zgjedhim të jemi popullorë, kur duhet të jemi të përgjegjshëm”.

Spiropali shtoi se për këtë, Partia Socialiste duhet të “mbledhë mendjen”, të vetëpastrohet dhe të bëhet më dinamike e më demokratike.

Elisa Spiropali:
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱
Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
PS rama Spiropali

Nga e njëjta kategori

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”, dëme të konsiderueshme

më shumë...

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

më shumë...

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të mos hezitojë të përdorë forcën

më shumë...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

Më të klikuarat

  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.