E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 00:15 Në vijim ora 00:15: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Banorët shembin rrethimin në Kakome, qindra banorë të zonës shkatërrojnë objektet: Askush nuk na i merr dot tokat

Qindra banorë të Nivicës, Shën Vasilit si dhe emigrantë e të tjerë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbërritur këtë të diel në zonën e Kakomesë për të shembur rrethimin që prej shumë vitesh ishte vendosur në një nga perlat e jugut të vendit.

Qytetarët kanë shembur rrethimin qe prej 22 vitesh mbante të izoluar zonën dhe  që nuk i lejonte të shkonin në tokat e tyre e po ashtu edhe  pushuesit vendas dhe të huaj të bënin plazh. Ndërkohë që pë ata që hynin duhet të paguanin një tarifë prej 10 eurosh

Reklamë

Banorët thonë se Shembja e rrethimit të Kakomesë është akti I parë drejt marrjes së tokave për të cilat pretendojnë pronësinë.

“Me djersen tone po behen milionera, na happen rrugen  na trdhtuan , na I moren te gjithe. Qe ne 2004 qe luftojme ne burg saliu, ne burg rama.

Reklamë

Kjo qeveri e mire shume na knaqi, vodhi miliarda, kemi lind ketu, dhe kemi ardh ne prone tone, qe na I ka marre Nano, Berisha, Rama,. Poshte hajdutet e pronave”.

“Është gjynah nga perendia që u katandisëm këshu, kjo është demokracia, kjo sot. Ky shtet do dy gjer: një ligj dhe demokraci, shiko ku është greqia. Unë kam ardh nga amerika, ca ka më shumë, një lidgj e asgje me shume le te behet ky vend”.

“Ne I kemi tokat me letra, se kshu donte saliu , nano e ky hajduti tjeter,

Do rrojme a do vdesim kakomene se leshojme me, sdo lejojme asnje mascara te na shkel me kembe kurre”.

Banorët thonë se beteja ligjore për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit.

Ata këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në njohjen e plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi të të parëve.

Më shumë video

Reklamë