Subscribe

Ministri në detyrë në Ministrinë e Jashtme, Ditmir Bushati ka takuar të enjten homologun e tij holandez Stef Blok.

 

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, ministri holandez tha se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reforamve ndërsa pohoi se Holanda është e përkushtuar që t’i ofrojë ndihmë Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE.

 

Por krahas kësaj deklarate ministri holandez njoftoi gjithashtu se zbatimi I reformave do të jetë kyç për Shqipërinë.

 

Ai theksoi se Holanda përpara se të japë vendimin përfundimtar mbi hapjen e negociatave do të presë fillimisht raportin e progresit të bërë nga Shqipëria.

 

Duke u ndalur tek kjo deklaratë, Blok deklaroi se negociatat nuk varen nga Holanda apo shtetet anëtare të BE por nga progresi që Shqipëria ka bërë gjatë kësaj kohe.

 

Më tej, ministri i Jashtëm holandezë bëri të ditur se deri më tani janë bërë hapa pozitivë sa i takon zbatimit të reformës në administratë si dhe drejt zhvillimit ndërsa kërkoi që vijohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *