Vizion Plus ka siguruar pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë në plazhin e beach bar-i të lokalit Principote në Ksamil pak minuta pas ngjarjes tragjike.
Në pamjet filmike, shihen njerëz të shumtë në zonën e plazhit, ndërsa lëvizjet e tyre pasqyrojnë kaosin e krijuar pas ngjarjes.
Lexo edhe :
Related Posts
Përplasja, e ndodhur në ambientet e plazhit, përfundoi në mënyrë tragjike me humbjen e jetës së 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes.

Më herët, Sokrat Vata ka rrëfyer versionin e tij se si ndodhi ngjarja deri në aktin fatal që i mori jetën 20 vjeçarit Luis Miguel Varela Mendes, i cili po pushonte prej një jave në vendin tonë me miqtë e tij.
Sipas 29 vjeçarit që punonte si roje private në lokalin “Principote”, sherri që nisi fillimisht mes turistëve nën efektin e alkoolit, agravoi deri në përleshje fizike pasi ata refuzuan t’i binden thirrjes së tij për të ruajtur qetësinë. Sokrat Vata tregoi se ishte portugezi ai që tentoi ta godiste atë me thikë, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke i marrë armën e ftohtë nga dora për ta qëlluar.
29- vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata u arrestua teksa po udhëtonte në bagazhin e një automjeti për tu fshehur në në Tiranë. Ai po tranportohej nga dy turq 31 vjeçarja Ezgi Perlak dhe Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç.
/vizionplus.tv






