Deputeti shqiptar në kuvendin e serbisë, shaip kamberi i ka dhuruar presidentit serb, Aleksandar Vuçic dhe kryeministres, Ana Bërnabic nga një kopje të librit “shqiptari imagjinar – simbolika e Kosovës dhe figura e  shqiptarit në kulturën serbe”.

 

Sipas Kamberit, libri i Aleksandar Pavlovic, do t`i shërbejë krerëve të shtetit serb të ushtrojnë detyrën e tyren pa paragjykime.

 

“Libri në mënyrë të argumentuar sqaron krijimin e paragjykimeve në kulturën, historinë dhe politikën serbe kundrejt shqiptarëve e që drejtpërdrejtë lidhen me aspiratat serbe për Kosovën në gjysmën e dytë të shekullit 19.”, shkruan deputeti shqiptar në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *