Subscribe

Një prej anëtarëve të grupit të ’90, Bislim Ahmetaj ka folur sot para Selisë blu se grupimi që ai përfaqëson do të bëjë gjithçka që të mbledhë në një tryezë 2 grupet në PD.

 

Ahmetaj theksoi se këtë herë do të bëjnë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike.

 

“Sot kujtojmë votën e lirë. Në Shqipëri institucioni i dorëheqjen është më pak i arriri deri më sot. Akti i djeshëm i kryetarit erdhi i stërvonuar kur ai mbeti një pakicë shumë e vogël. Sot jemi para jush për të thënë që jemi këtu, te Partia Demokratike edhe pse ende nuk janë hapur dyert. Ne do të hyjmë në PD kur Alibeaj të ulet në tryezë me grupin e rithemelimit. Ne do t’i ulim ata në tryezë. Këtë herë do ta bëjmë rolin e negociatorit për të mirë të Partisë Demokratike, që është një vlerë e shtuar për Shqipërinë. Palët të tërhiqen 2 hapa pas për të shkuar tek një bashkim i vërtetë ashtu sicc e meritojnë demokratët shqiptarë”, tha Bislim Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *