Gjashte viktima u regjistruan si pasoje e nje zjarri gjigand qe perfshiu një spital psikiatrik në qytetin Odesa të Ukrainës.

Mes te vdekurve jane infermiere dhe pesë pacientë ndersa shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë.

Po ashtu mediat vendase bene te ditur se pesë persona te tjere u shtruan në spital si pasojë e helmimit me monoksid karboni, njoftoi Shërbimi Emergjent i Ukrainës.

Policia hapi një hetim penal për shkelje të mundshme të legjislacionit të sigurisë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se i vjen keq për “tragjedinë e tmerrshme” dhe udhëzoi kryeministrin Volodymyr Hroysman që të ngrejë një komision për hetime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *