Muzeu i stilit “Etno Vibe” edicionin e tij të 3-të e zhvilloi në qytetin e Korçës, ku tematikë kishte vetë qytetin juglindor.

 

Pazari i vjetër i Korçës u shëndrrua mbrëmjen e së shtunës në një muze lëvizës i cili pasqyroi për publikun artëdashës korçar, por edhe turistë koleksione nga katër stiliste, me veshje frymëzuar nga rrënjët dhe elementet e etnografise shqiptare.

 

Dworina Kola, Bela Masha, Katerina Zoto dhe Xhensi Lalaj prezantuan koleksionet e tyre frymëzuar nga rrënjët, ndërthurjen e traditës me modernen duke sjelle veshje të inspiruara nga tradicionalja korçare.

 

Ato shprehen të emocionuara që shfaqin punën e tyre në këtë edicion të 3-të të Etno Vibe.

 

Klodi Mengri organizatore e Etno Vibe shprehet se përmes punimive të stilistive tradita takon kontemporanën dhe se kjo iu shërben të rinjve për të kuptuar identitetin dhe rrënjët e tyre.

 

Mes të resë dhe të vjetrës, për herë të parë në qytetin e Korcëes, muzeu i stilit Etno Vibe solli integrimin e etnografisë, identitetit shqiptar tek brezat e rinj në dimensionin modern.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *