E enjte, 8 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E vranë dhe i hodhën trupin në rezervuar, vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në GJKKO: Nuk besoj se Laert Haxhiu ka lidhje me vrasjen

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut.  Në Gjykatën e Posaçme ka dëshmuar Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, për vrasjen e të cilit akuzohet edhe Laert Haxhiu.

Gjatë dëshmisë së tij, Xhaferraj tha se nuk ishte në dijeni të konflikteve që mund të kishte pasur i vëllai dhe se nuk e dinte arsyen e vrasjes.

Reklamë

“Fridmani nuk më ka kërkuar kurrë ndihmë. Shiste vetë drogë. Nuk ka pasur probleme, vetëm është shoqëruar një herë në polici për kundërshtim. Ka qenë në burg, herën e fundit në Peqin, disa muaj para vrasjes, dhe ka qëndruar 11 ditë. Nuk e kam takuar fare. Nuk e di pse është vrarë, kam dëgjuar fjalë për armë dhe drogë, por nuk jam i sigurt”, deklaroi ai.

Xhaferraj foli edhe për Artan Tafanin, duke thënë se e njihte prej kohës kur kishin qenë në burg në Rrogozhinë në vitin 2012. Sipas tij, Tafani e njihte edhe Fridmanin, pasi kishin qenë bashkë në burg.

Reklamë

Për të akuzuarin Laert Haxhiu, Xhuliano Xhaferraj tha se e njihte prej vitesh për shkak të lidhjeve familjare dhe se nuk besonte se ai kishte kryer vrasjen.

“Kam vite që e njoh Laert Haxhiun. Babai im dhe Qamili janë krushq. Njoh familjen e tij. Unë nuk e mendoj fare që e ka bërë Laerti këtë gjë. Ia kam thënë edhe Qamilit. Vëllai im nuk ka pasur ndonjëherë konflikte me Laertin”, u shpreh ai.

Gjatë dëshmisë, Xhaferraj akuzoi gjithashtu Artan Tafanin se ishte përdorues i lëndëve narkotike, duke thënë se e kishte parë edhe vetë në këtë gjendje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë