Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

“Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti arma”, dëshmon kushëriri i Albi Bashaliut: U vra para lokalit tim! I vëllai: Lajmin e mësova nga TV

28 Korrik 13:59

Një automjet “Audi” me xhama të errët, dy persona brenda dhe një autor me maskë që qëlloi disa herë ndaj Albi Bashaliut. Këto janë detajet që ka rrëfyer para GJKKO-së Sami Bashaliu, kushëriri i viktimës, për ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetori 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka ka ndodhur pranë lokalit që ai kishte përpara banesës, ku një person ka zbritur nga automjeti dhe pasi ka shkëmbyer disa fjalë me Albi Bashaliun ka qëlluar me armë.

Sami Bashaliu, kushëriri i viktimës: Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje para 3-4 vitesh, përpara Vitit të Ri. Unë kam një biznes të vogël përpara shtëpisë në fshatin Gjocaj të Peqinit. Atë ditë binte shi në mëngjes.

Ishte një automjet aty me xhama të errët, me targa shqiptare, tip Audi ngjyrë e bardhë. Më thotë gruaja që është një makinë aty, unë u afrova por nuk pashë njerëz.

Pas pak, njëri nga personat që zbriti nga makina i flet Albi Bashaliut, pastaj kërciti arma. Nuk e kisha parë ndonjëherë si fytyrë, në fakt ishte me maskë.

Ai gjuajti 2-3 herë. Ata djemtë që ishin ulur në lokal u trembën, u ngritën dhe ikën. Ishin dy persona në automjet, por vetëm njëri prej tyre gjuajti.

Në seancë ka dëshmuar edhe vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, i cili është transportuar nga IEVP Peqin drejt GJKKO-së. Ai aktualisht vuan dënimin për vrasjen e Ylber Xhahysës, vëllait të Albert Xhahysës.

Leonard Bashaliu deklaroi se në kohën kur u vra vëllai i tij ndodhej në burg dhe e kishte mësuar lajmin nga televizioni. Ai tha se nuk ka dijeni se kush mund të ketë kryer ekzekutimin.

Leonard Bashaliu, vëllai i viktimës: Vëllai im është vrarë më 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg kur është vrarë vëllai, në IEVP Elbasan. E mora vesh nga televizori që ishte vrarë Albi.

Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike, nuk kërkova takim me njeri. Erdhi më takoi mami, më pa si isha me shëndet. Nuk folëm për ngjarjen, çfarë të flisnim?

Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Unë kam qenë në burg për vrasjen e Ylber Xhahysës. Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën, e kam pranuar krimin, kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin.

Albert Xhahysa ka dy djem, ka dhe një vëlla që e njoh, Eduartin, edhe të atin e njoh. Djemtë e tij nuk i njoh, i kam lënë të vegjël, Enrikun dhe Roshin. Nuk më ka ardhur ndonjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë vëllain.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Albi Bashaliu Leonard Bashaliu Sami Bashaliu

Nga e njëjta kategori

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake në lagjen e Krujës

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.