E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos.

Sipas informacioneve paraprake të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara nga era, ç’ka ka bërë që të kërkohet ndërhyrje edhe nga shërbimet zjarrfikëse të Fierit e Rroskovecit.

Në vendngjarje ndodhen 5 mjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat përveç fermẽs ka përfshirë edhe bazën ushqimore.

Ferma i përket familjes Sanxhaku, ndërkohë që ende nuk ka një bilanc të qartë dëmesh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë