Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb...

Belgjika përballet me zjarre rekord, qindra banorë evakuohen nga...

Tritol në banesën e Ylli Zallës në Fushë Krujë

Kriza në Ceuta nuk ka mbaruar, mbi 100 emigrantë...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në BE kurorëzon Adriatikun

28 Korrik 21:47

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i ftuar këtë të martë në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli edhe për protestën, e cila është në ditën e 59-të.

Ministri theksoi se qeveria i di të gjitha shqetësimet që kanë protestuesit, por duhet të kenë parasysh se u desh shumë kohë për të mbyllur gropat financiare.

Sa i përket deklaratave të bëra se në protestë ka ndërhyrje të huaj, Gonxhja tha se sot Shqipëria është në mes të shteteve që nuk e duan integrimin e vendit tonë në BE. Ai tha se sot ka shtete që thonë se Kosova është e tyre, po ashtu problemet me Iranin të gjithë i dinë dhe i njohin.

Pjesë nga biseda:

Gonxhja: Duhet t’i themi ne gjeneratës Z se kanë ende kohë të lexojnë më shumë. Shqipëria ka shumë pak vite me CV ekonomike, nuk mund të krahasohet me vende që kanë qenë koloni. Janë vende që sot janë boshti i BE-së. Ne sot duhet të aplikojmë standarde për Shqipërinë që nuk i kanë aplikuar Bullgaria, Rumania e as Greqia. Të më thonë shqiptarët nëse komisariatet, institucionet dhe allishverishet që kishte dhe ka Greqia sot, a mund të ishin ato standardet e BE-së. Kanë qenë arsye gjeopolitike arsyet që u pranua Greqia. Kanë qenë standarde më të ulëta atëherë për pranimin në BE. Sot ka standarde më të larta. Nuk ka absolutisht standardi i sotëm që plotësojmë, krahasuar me vendet rreth nesh. E dini çfarë bëhet me standardet e BE-së? Të shkoje nga Selaniku në Igumenicë, ka qenë si të shkoje në Dakar në rrugët e tyre. Deri vonë Greqia ka qenë copë-copë në infrastrukturë. Ne e kuptojmë që mund të jemi të qartë se duam të jetojmë më mirë, por gropa e pensioneve ishte 1 miliard euro. E kemi ende në rrezik.

Gonxhja: Për pak kohë isha ministër i Ekonomisë. Gropa që kishin lënë paraardhësit e mi, kolegët e PD-së, ishte një skemë pensionesh.

Borakaj: Si e shikoni këtë protestë?

Gonxhja: Sot ka çuna me maska, që unë i kam portretizuar dhe kam thënë se kur bllokon hyrjen e Parlamentit dhe godet institucionin, duhet ta marrësh me mend që policia do të bëjë çdo lloj presioni që të mos e godasësh.

Borakaj: Dje ka qenë si shtetrrethim?

Gonxhja: Nuk flas për dje, flas për fillimin, kur gjuhej nga rreshti i dytë me gurë dhe me xhama. Në rreshtin e dytë ka nga ata që në podkastet e tyre thonë: “Më 28 do e vrasim”. Ne e hapëm rrugën një herë, dy herë, dolëm nga mbrapa, duke u prishur punë bizneseve.

Borakaj: Do të dilni nga mbrapa edhe në shtator?

Gonxhja: Ajo që është për t’u keqardhur është që Tirana, në vend që në qershor të ishte në kulmin e sezonit turistik, zgjeron perimetrin e sigurisë. Çfarë jemi duke bërë? Jemi një vit e gjysmë larg, gati për të hyrë në BE. Një vend që fut prizën në BE është i automatizuar. Do të doja shumë që kjo të ishte një keqkuptim i madh, papjekuri.

Borakaj: Çfarë ka mbrapa?

Gonxhja: Unë nuk jam ministër i Brendshëm. Ne jemi dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur më parë me interesat e Iranit. Kemi vende në Ballkan që thonë se Kosova është e tyre. Ka rryma në Ballkan që janë gati ta destabilizojnë rajonin. Adriatiku mbyllet dhe kurorëzohet duke u bërë pjesë e BE-së. Bëhet një mbyllje e një unaze, si në ato filmat që shohim. Mbyllet një unazë që e çon Shqipërinë atje ku i takon. A ka ndonjë defekt Shqipëria? Pse, se nuk e dimë ne? Do të na e thotë brezi Z. Ju thashë që gropa financiare ishte 1 miliard euro.

Borakaj: Sa është sot?

Gonxhja: Sot është gati 150 milionë euro. Pjesën tjetër çdo vit e mbulonte shteti. Nëse llogarit sa humbte shteti në deficit, shteti ka dhënë miliarda. Nuk mund të na bëjë askush…

Borakaj: Sa janë rritur pensionet, krahasuar me çmimet?

Gonxhja: Po nëse nuk mbush gropën, nuk mbahet shtëpia. Kjo shtëpi, po nuk investoi në paga, në ekonomi, aty ku rikthehet ekonomia, po nuk mbushe gropën, nuk arrin te pika zero, nga ku duhet të fillosh të rrisësh pensionet.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
gonxhja proteste Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve e pushuesve, shqetësimi ynë i parë

më shumë...

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6 persona, pezullohen dy efektivë policie

më shumë...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit të mbetur në tentativë në Elbasan

më shumë...

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

1:46

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën...

1:06

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë...

12:57

U rrah brutalisht dhe u la para...

12:34

FOTO/ Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, pamjet...

12:09

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet...

11:52

Shkrumbohet nga zjarri resorti në aksin Sarandë-Syri...

Më të klikuarat

  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë, më pas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.